Lajme

“Në kampingun e VV-së u sulmova seksualisht, dhe nuk isha e vetmja” – Hana tronditë me rrëfimin e saj

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 21 December 2022

Një akuzë jashtëzakonisht rënduese për partinë në pushtet (VV) ka ardhur nga një vajzë nga Prishtina, e cila përmes platformës së saj të podkastit të publikuar me 19 dhjetor historinë e saj, që i ndodhi para disa vitesh.

Historia e saj është e zakonshme për shumë vajza kosovare që përballen me ngacmime seksuale, por vendi ku ka ndodhur dhe njerëzit që kanë qenë aty e bëjnë ngjarjen skandaloze.

Bëhet fjalë për vajzën me emrin Hana e Chart, që podkastin e saj e ka të titulluar “Pse”. Teksa shpjegon eksperiencat e saj si adoloshente dhe sesi burrat më të vjetër kanë tentuar që ta shrytëzojnë atë për qëllime seksuale, Hana tregon edhe një eksperiencë tronditëse për partinë në pushtet dhe një parti që është krijuar nga VV-ja, PSD-në.

-Advertisement-

Ajo flet për një organizim të Lëvizjes Vetëvendosje të bërë para disa vitesh në Liqenin e Badovcit, ku aktivisti burrë i kësaj partie do të sulmonte seksualisht Hanën, që atëherë thotë se i kishte 16 vjet.

“Kur jam kanë në shkollë të mesme jam kon aktiviste në Lëvizjen Vetvendosje. Ju e dini që ‘I love Albini”, por akivistat që janë mbrenda nuk i zgjedhë. Du me thonë që shumica janë në PSD dhe në VV. Patem shku në Badovc për një kamping edhe patëm shku, edhe kena pi e sene. Kah fundi ja nisi mu bo terr, edhe i paten shtru ata do qebe a ku di unë, edhe pata nevojë me u shtri. Kur jam shtri e kam pas një çikë anash, dhe një burrë rreth të 30-ve. Jam kanë mes tyre dhe kam qenë me fytyrë kah ajo çika. Dhe veç e kam ni një dorë tu më prek b*thën edhe menjëherë u pata çu edhe reagova. Edhe ai tipi pat bo që osht fjet,” – rrëfen Hana në podkastin e saj.
Por storja e saj nuk pëfundon me të. Ajo pretendon se i njëjti person ka dhunuar seksualisht një të mitur.

“Ditën tjetër, sepse aty ka qenë edhe një çikë që i ka pas 14 vjet. Unë 16. Me atë çikën që i ka pas 14 vjet ky tipi është nxon. Imagjinoje”, rrëfen Hana.

Në rrëfimin e saj (nga minuta 09:00) ajo shkon përtej kësaj, duke thënë se shumica e vajzave që kanë qenë në atë kamp, ia kanë konfirmuar se kanë përjetuar ngacmime dhe sulme seksuale.

“Kur kam folë me çika të tjera me mocaniket e mija edhe po ju them që qekjo më ndodhi edhe ato me kanë thon që edhe atyre u ka ndodhur e njejta. A din sa shumë na kanë shfrytëzu, e na e kena pas një qëllim dhe ideal dhe na kanë shfrytëzuar në mënyrë të flliqt”, rrëfen Hana.

Hana në këtë podcast nuk e tregon nëse këtë ngjarje e ka lajmëruar tek organet e drejtësisë ose të Lëvizjes Vetëvendosje. Nacionale nuk ka mundur të verfifikojë këto pretendime dhe ka dërguar pyetje tek Lëvizja Vetëvendosje dhe Policia e Kosovës.

Gazeta Nacionale i ka shkruar zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, për të marr një qëndrim nga ana e tij rreth këtyre akuzave të rënda të bëra ndaj partisë aktualisht më të madhe në Kosovës. Ai ka konfirmuar marrjen e pyetjeve dhe përmes telefonit tha se partia do të kthejë një përgjigje brenda ditës, por deri në momentin e botimit të këtij shkrimi, ende nuk ka përgjigje.

Aktivistja feministe Liridona Sijarina ka bërë ndërkohë një postim në të cilin ka thënë që kjo mundet me “qitë pak dritë në fenomenin e dhunës seksuale ndaj grave edhe në politikë.”

Tema e ngacmimeve seksuale në partinë e drejtuar nga Albin Kurti, ishin bërë subjekt diskutimi edhe nga vet Kurti, tash kryeministër i vendit.

Në janar të vitit 2018 ai do të fliste për këtë temë duke thënë se një ndër shkaqet që në Vetëvendosje është numri i vogël i grave që punojnë, janë ngacmimet nga meshkujt “shovinist”, siç i ka quajtur ai.

“Nga informatat që kam marr unë edhe në Prishtinë edhe nëpër degët e Vetëvendosjes numri i grave dhe vajzave që anëtarësohen në Vetëvendosje është shumë më i madh se ata që punojnë në VV Një ndër shkaqet është se në ambientimet nuk ka pasur imunitet ndaj shprehjeve të papranueshme dhe sjelljes shoviniste të meshkujve dhe i kanë vu në siklet vajzat. Dhe ato vijnë njëherë e dy herë dhe nuk vijnë më, dhe kjo nuk duhet të ndodh më”, kishte thënë Kurti në një intervistë për Jeta në Kosovë me 20 janar 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera