Sport

Në Itali kanë filluar të shiten fanellat e Juventusit me emrin e Cristianos (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 06 July 2018

Lajmi që ka bërë një bujë të madhe dhe ka prekur të gjitha mediat sportive botërore në 48 orët e fundit ishte ai që thuhej se Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas plot 9 vitesh.

Ky lajm ka gëzuar jashtë mase tifozët e Zonjës së Vjetër, të cilët menjëherë i kanë hapur dyert Portugezit dhe tashmë në Itali ka filluar shitja e fanellave të klubit Juventin me emrin e Cristianos mbi të.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto (fotot e mëposhtme) që shihet emri i Cristianos në fanellën e Juventusit dhe numri 7 mbi të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera