Lajme

Në Gjilan shënohet vetëm një rast i ri pozitiv me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 08 August 2020

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e kryesuar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar edhe për një rast të ri pozitiv me këtë virus në këtë komunë.

Drejtori Xhemaili, gjatë takimit ka thënë se është lajm i mirë rënia e infeksionit në Gjilan, derisa ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19.

“Gjithsej të rezultuar pozitivë në Gjilan janë 577 qytetarë, 373 janë të shëruar, 183 raste aktive, të hospitalizuar 36 dhe të vdekur 21”, ka thënë Xhemaili.

-Advertisement-

Ai ka konfirmuar se Gjilani është në pritje të rezultatit për 99 mostra, 41 për të cilëve të SC Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera