Lajme

Në Ditën e Rinisë, Haradinaj premton më shumë punësim për të rinjtë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 12 August 2018

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të RinisëAi ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë “kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë”.

“Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera