Sport

Në Botëror pas 64-vitesh, Uellsi i mohon pasionin e madh Gareth Bale

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 10 November 2022

Uellsi është në përgatitjet e fundit para se të niset për në Katar, teksa për kombëtaren uellsiane bëhet fjalë për një event që rikthehet ta luajnë pas plot 64-vitesh.

Trajneri Rob Page kërkon të marrë maksimumin nga Kupa e Botës teksa gjendet në Grupin B, së bashku me Anglinë, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, nga kampi i “Dragonjve” bëhet e ditur se në Katar, nuk do të ketë përjashtime dhe plotësim të tekave për asnjë nga lojtarët, madje edhe kur vjen puna për një si Gareth Bale. Ish-sulmuesi i Real Madrid që tashmë aktivizohet në Amerikë me skuadrën e Los Angelos do ta ketë të ndaluar të luajë golf në fushat stërvitore të Katarit.

-Advertisement-

Pavarësisht pasionit të madh për golfin, sport të cilin Bale e praktikon në përditshmërinë e tij, 33-vjeçari në kombëtare duhet të respektojë rregullat e vendosura nga stafi teknik dhe të mbetet plotësisht i përqëndruar te futbolli dhe kombëtarja për të arritur një paraqitje sa më dinjitoze.

“Nuk do të ketë golf, ne shkojmë në Katar për të kryer një detyrë të rëndësishme. Nuk jam një trajner i rreptë, por në Katar do të kemi ndeshje çdo katër ditë dhe koha është e limituar”, u shpreh trajneri Page.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera