Sport

Në Bern po mbahet gara e Kupës së klubeve shqiptare, i pranishëm edhe presidenti Ademi

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 26 June 2022

Pas dy viteve pauzë, sot në Bern të Zvicrës në organizim të FC Prishtina nga Berni dhe Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër e në mbështetje të FFK-së, është rikthyer gara “Union Cup”, ku do të përcaktohet fituesi i Kupës për klubet shqiptare në Zvicër.

I pranishëm në hapje të këtij eventi ishte edhe presidenti Agim Ademi, pastaj ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë, Sami Ukelli dhe Ilir Gjoni, Afrim Osmanaj si anëtar i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, si dhe mysafirë tjerë të shumtë.

Kreu i FFK-së në hapje të garave i përgëzojë të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe uroi që kjo garë të ketë vazhdimësi dhe në të ardhmen të masovizohet edhe më shumë, duke pasur parasysh numrin e madh të bashkëatdhetarëve tanë në Zvicër dhe dëshirën e madhe të të rinjve për të luajtur futboll.

-Advertisement-

Ai theksoi se FFK do të jetë mbështetëse e aktiviteteve të tilla dhe shprehu shpresën se në fund të garave si në Gjermani, ashtu edhe në Zvicër do të nxirret ekipi më i mirë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera