Lajme

Në Beograd shfaqen postera me fotografinë e Vuçiqit me hundë si të Pinokios

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 15 March 2023

Grafite dhe postera kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq janë shfaqur sot në mëngjes pranë Shkollës Teknike GSP në komunën Vraçar të Beogradit.

Në trotuarin poshtë grafitit “Milica lažbitica”, me sprej të zi është shkruar “Tradhtia e Aca”.

Në njërën shtyllë, një poster me fjalët “Aca gënjeshtar” të shkruar me shkronja blu, së bashku me një foto të Aleksandar Vuçiqit me shtimin e hundës së Pinocchios, personazhi kryesor i romanit për fëmijë të Carlo Collodi “Aventurat e Pinocchio” – një djali prej druri të cilit i rritet hunda kur gënjen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera