Sport

Në Angli ka ende dyshime, disa lojtarë dalin kundër vijimit të kampionatit

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 13 May 2020

Qeveria angleze ka dhënë miratimin që të mund të luhet futboll duke nisur që nga muaji qershor dhe Premier League ka paracaktuar datën 12 të këtij muaji për të rinisur me ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, por jo gjithçka po shkon sipas planit.

Kjo pasi 8 klube të Premier League janë shprehur kundër vijimit të sezonit dhe ndërkohë që po afron data 18, kur pritet të rinisë stërvitja me grupe të vogla dhe të diferencuara, edhe shumë futbollistë kanë dalë kundër zbritjes në fushë.

Sipas “Daily Mail” bëhet fjalë për emra me peshë të kampionatit anglez, të cilët kanë refuzuar t’i rikthehen normalitetit në futboll, pasi e shohin si të pamjaftueshme garancinë shëndetësore që u ofron protokolli i miratuar për këtë rast.

-Advertisement-

Një pjesë e mirë e këtyre futbollistëve ua kanë bërë të qartë klubeve përkatëse se nuk do të kthehen në stërvitje dhe se janë tërësisht kundër zbritjes në fushë në këto momente, megjithatë data 18 maj do të krijojë një ide më të qartë se çfarë pritet të ndodhë.

Kujtojmë që deri tani kampionati holandez dhe ai francez kanë vendosur mbylljen e parakohshme të sezonit, ndërsa Bundesliga gjermane është bërë “pararojë” dhe klubet pritet të zbresin në fushë këtë fundjavë për të vijuar me ndeshjet e mbetura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera