Sport

Ndryshon renditja në Superligë pas ndeshjeve të sotme

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 28 February 2021

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll sot (e diele) janë zhvilluar dy takime mjaftë interesante, shkruan Gazeta inFokus.

Llapi e ka mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, kurse Drita ka triumfuar në shtëpi ndaj Besës me shifrat 3-1.

Pas këtyre takimet ka ndryshuar edhe renditja në elitën e futbollit kosovar.

-Advertisement-

Skuadra e Dritës me fitoren ndaj Besës e ka rimarr vendin e parë me 47 pikë, kurse Ballkani pas disfatës nga Llapi ka zbritur në pozitën e dytë me 45 sosh.

Llapi me triumfin ndaj suharekasve ka kaluar në vendin e gjashtë me 26 pikë, kurse Besa e Pejës ka mbetur e fundit me 7 sosh.

Më poshtë keni tabelën e Supeligës pas ndeshjeve të sotme./Gazeta inFokus/

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera