Lajme

Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 04 January 2025

Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në shtëpinë e gjyshes së tij, prej të cikave 4 mijë ia ka dhënë dy të miturve të tjerë për t’i blerë dy armë dhe fishekë.

Për rastin që ndodhi më dy janar, policia tha se armët ia ka konfiskuar dhe se të miturit janë intervistuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari, i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë. Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, tha policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera