Lajme

Anton Quni në Dragash e Bllacë: LDK po ringritet drejt fitores së madhe

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 21 Janar 2025

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni pas tubimit në Dragash ka thënë se ky subjekt politik po ringritet dhe po ribashkohet drejt fitores së madhe.

Quni ka thënë se Dragashi dhe Bllaca edhe një herë tjetër konfirmuan besnikërinë ndaj LDK-së, shkruan Gazeta Infokus.

“LDK po ringritet, LDK po ribashkohet, LDK drejt fitores se madhe!Dragashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot na e rikonfirmoi besnikërinë, na mbushi me frymën e rugovizmit që nuk shuhet kurrë. Zemrat mal nga entuziazmi i vendasve të Dragashit; zemrat plotë drejt fitores! Bllaca na dha emocione të papërshkrueshme! Të gjithë në këmbë për Ndryshimin, të gjithë në këmbë për tri shkronjat e arta L D K!✌️”, shkruan Quni.

-Advertisement-

Kandidati i LDK-së me numër 10, po ashtu ka njoftuar se dje është hapur zyra e LDK-së edhe në fshatin Korishë.

“Sot u hap edhe zyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Korishë, me kryetar Sadik Memaj. I falënderojmë për kontributin në përhapjen e frymës dhe ideologjisë rugoviane e njëkohësisht, shumë suksese në punën dhe veprimtarinë e përbashkët! Bashkë drejt ndryshimit dhe fitores së madhe! #LDK 124✔️💜💙 #LumirAbdixhiku 1✔️ #AntonQuni 10✔️”, shkruan ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy