Ndodh edhe kjo në Podujevë: Drejtori e sulmon zyrtarin e komunës veç pse kërkoi pushim
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 19 August 2019
Një incident ka ndodhur të martën e kaluar në objektin e Komunës së Podujevës.
Brenda Komunës, siç merr vesh Llapi.info, drejtor i Administratës, Gëzim Namani ka sulmuar një zyrtar (punëtor) tjetër komunal. Ky i fundit rastin e ka paraqitur edhe në Stacionin e Policisë në Podujevë.
Burime të portalit thonë se zënka ka eskaluar, pasi që punëtori i kësaj administrate ka kërkuar pushim mjekësor, arsyeje kjo e cila ka filluar me mosmarrëveshje mes zyrtarëve.
Se që ka pasur mosmarrëveshje mes zyrtarëve komunalë e kanë konfirmuar, Policia e Kosovës dhe zyrtarë për informim nga Komuna e Podujevës.
“Me datën 13.08.2019, zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës, janë informuar për një mosmarrëveshje. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, me urdhër të prokurorit kujdestar është përpiluar raport i veçantë, i cili me pas është proceduar në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi ka thënë se lidhur më këtë rast është iniciuar procedurë në Komisionin Disiplinor, ndërsa siç thotë Elezi, ka pasur mosmarrëveshje verbale.
“Javën që shkoi ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale në mes drejtorit të Administratës dhe një punëtori të Komunës. Lidhur me këtë rast është iniciuar procedurë në Komision Disiplinor për shkelje të disiplinës në punë”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që zyrtarë komunalë të Podujevës përfshihen në këso raste, pasi që një rast i tillë ka ndodhur muaj më parë mes zyrtarë të tjerë të Komunës.
Të tjera
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...