Sport

Ndjeu dhimbje në gjok dhe u shtrua në spital, frikë për ish-sulmuesin e famshëm argjentinas

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 24 April 2024

Ish-lojtari i Argjentinës dhe trajneri aktual i Independientes, Carlos Tevez, u shtrua në spital të martën pasi ndjeu dhimbje të forta në gjoks dhe iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat rezultuan të kënaqshme.

“Trajneri ynë, Carlos Tevez, u pranua në Sanatorio La Trinidad de San Isidro – provinca e Buenos Airesit – me dhimbje gjoksi. Ai iu nënshtrua testeve përkatëse dhe ato ishin të kënaqshme”, shkruan klubi nga qyteti Avellaneda në rrjetet sociale.

Klubi shpjegoi gjithashtu se, këtë të mërkurën, “Apache” do të vazhdojë me një sërë testesh të planifikuara paraprakisht si pjesë e një kontrolli të përgjithshëm.

-Advertisement-

Incidenti me ish-lojtarin e Boca Juniors ndodhi një javë pasi skuadra nuk arriti të kalonte në çerekfinale të Kupës së Ligës së Argjentinës; ai ishte një nga më të kritikuarit të skuadrës së cilës iu bashkua gushtin e kaluar.

Mediat lokale spekuluan se Teves mund të largohet nga klubi i Avellanedas pavarësisht se ka rinovuar kontratën deri në fund të vitit 2026 dhjetorin e kaluar.

Tevez mbërriti tek Independiente më 22 gusht 2023 dhe jo vetëm që ndaloi një seri rezultatesh negative, por gjithashtu e shpëtoi skuadrën nga rrëzimi dhe iu afrua shumë arritjes në play-off të Kupës së Ligës.Fituesi i Copa Libertadores me Boca-n dhe fituesi i Ligës së Kampionëve me Manchester United e mori drejtimin e Independientes pas largimit të Ricardo Zielinskit për shkak të rezultateve të dobëta.

Një fillim pozitiv i sezonit aktual i bëri ata të qëndrojnë në vendet e para në Copa de la Liga, turneu i parë i Ligës Profesionale të Futbollit, por një rezultat negativ në javën e fundit të sezonit nuk u dha mundësinë të kualifikoheshin për në fazën e titullit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera