Ndërtohen edhe tri shtëpi të reja për familjet në nevojë
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 11 July 2017
Së shpejti në Gjilan do të fillojë ndërtimi edhe i tri shtëpive të reja për familjet me gjendje të rëndë të banimit.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me bashkatdhetarin nga Zvicra, Vezir Ramushi, i cili është duke e ndërtuar shtëpinë e Refik Aliut në fshatin Capar së bashku me bashkatdhetarët tjerë.
Gjatë ditëve në vazhdim do të vihet gurthemeli i shtëpisë së re për familjen e Lumnije Rudhanit, sikurse edhe për një familje në Gumnishtë dhe Verbicë të Zhegocit.
“Faleminderit Ramushit që i është bashkangjitur aksionit të madh të Komunës, i dalë nga mbrëmja humanitare Pak nga ne, shumë për ata. Unë apeloj edhe të bashkatdhetarët dhe të gjithë ata që kanë mundësi që të vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrë që t’i nxjerrim familjet gjilanase nga gjendja e rëndë e banimit”, tha Haziri.
Me fillimin e ndërtimit të tri shtëpive për familje në nevojë, totali shkon në 46 shtëpi nga mbrëmja humanitare, e cila është realizuar me iniciativë të kryetarit Haziri në tetorin e vitit 2014.
Ndërkohë, me buxhet komunal po u paguhen qiratë për 40 familje, përderisa 38 shtëpi të tjera po renovohen sipas kërkesave të qytetarëve.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...