Lajme

Ndërron jetë zyrtari i komunës së Obiliqit

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 14 April 2021

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë zyrtari komunal Halil Ibrahimi, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se sot komuna e Obiliqit humbi një njeri të përgjegjshëm e të zellshëm.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit komunal, kolegut tonë, Halil Ibrahimit. Sot, komuna e Obiliqit humbi një njeri të përgjegjshëm e të zellshëm që me përkushtim të plotë ka zhvilluar punën e tij zyrtare në shërbimet e administratës.

-Advertisement-

Me këtë rast, në emrin tim dhe institucionit komunal shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Ibrahimi, kolegëve të punës, miqëve e dashamirëve. Halili, pushoftë i qetë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi për të”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera