Lajme

Ndërron jetë mjeku i njohur nga Gjakova

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 02 May 2021

Doktori i njohur nga Gjakova, Rifat Lila ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj.

Lekaj, e vlerësoi lartë punën e mjekut si dhe i shpreh ngushëllime familjarëve.

-Advertisement-

Lexo Edhe:

Haradinaj kujton masakrën e Studimes: Njëzetedy vjet më parë ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar

“Lamtumirë miku im i çmuar Dr. Rifat Lila.Sot, Gjakova ka humbur Qyetarin e Nderit Dr. Rifat Lila. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur, bamirës, i dashur me të gjithë, puntor i madh, shkrimtar, atdhedashës dhe mik i mirë.Bashkëpunimi me Doktorin ishte i lodhshëm për nga puna por i mrekullueshëm për nga motivi. Sot Gjakova falë bashkëpunimit që kemi pasur ka një nga qendrat mjeksore më të mirat në rajon. Ashtu si ishe bashkëpuntor si koleg e si qytetar i këtij vendi të jam falenderues gjithë jetën”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera