Lajme

Haradinaj kujton masakrën e Studimes: Njëzetedy vjet më parë ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 02 May 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Studimes, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka thënë se për këtë masakër ende nuk është vendosur drejtësia.

“Ata nxorën nga kolona qindra njerëz që kishin marrë udhën për në Shqipëri. Ata nuk kursyen as te miturit e as gjyshërit. Ata ishin barbarët që na mbajtën nën okupim për disa dekada. Njëzetedy vjet më parë në Studime të Vushtrrisë, ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar. Përpos që nuk është vendosur drejtësia, i tmerrshëm është tentimi për mohimin e krimit makabër.Familje të tëra, kanë dhënë nga gjaku i tyre për lirinë e Kosovës, e sa pak kemi bërë si shoqëri e shtet për ta”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kreu i AAK’së shtoi se drejtësia për viktimat duhet të kërkohet duke qenë të bashkuar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera