Lajme

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 02 March 2023

Halim Hajdari, ish ushtari i UÇK-së ka ndërruar jetë sot.

Njoftimi për vdekjen e tij është bërë përmes një postimi në Facebook nga kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Mitrovicë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 12, në fshatin Bare të Mitrovicës.

-Advertisement-

Hajdari ka qenë ushtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Shalës në Brigadën ,” 141, ” Mehë Uka”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR,

E nderuara familja Hajdari, me pikëllim të thellë morëm lajmin shumë të hidhur për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj e bashkëluftetarit të UÇK-së, Halim (Shaban) Hajdari.

I ndjeri ishte ushtarë i UÇK-së, në Zonën Operative të Shalës në Brigadën ,” 141, ” Mehë Uka”.

Për kontributin dhe veprimtarinë e qmuar që bëri gjatë kohës kur ishte më se e nevojshme ne jemi shumë falënderuese e mirënjohës.

Lavdi jetës dhe veprës.

Varrimi bëhet me datën 03.03.2023, në ora 12:00, në fshatin Bare të Mitrovicës.

Ngushëllime familjes Hajdari dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Qofsh banor i xhenetit, amin!

Kryetari i OVL të UÇK-së

Dega në Mitrovicë

Rafet Ibishi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera