Sport

Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 14 March 2019

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.

Sabiti ka luajtur për Prishtinën në fundvitet 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta. Sabiti ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës.

Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.

-Advertisement-

Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars me kohë të “Xhuma-s” në varrezat e Vushtrrisë.

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Dallku, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera