Lajme

Ndërron jetë foshnja e gjetur e braktisur në bodrumin e pallatit në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 09 November 2023

Foshnja e gjetur e braktisur një ditë më parë në bodrumin e një pallati në Yzberisht ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera