Lajme

Ndërron jetë doajeni i artit piktural, Demir Behluli

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 04 May 2018

Gjilan – Sot, ngjyrat, lapsi, entët, brushat, pëlhurat dhe elemente tjera të pikturës e të shkrimeve publicistike e letrare, pushojnë. Pushojnë dhe na “duken” se janë të brengosura për kumtin se ju mungon “mjeshtri” i dizajnit të gjërave që i krijonte artisti ynw i madh, Baca Demir Behluli. Edhe këto “sende” kanë një lloj “dhimbje”, sepse ju mungon njeriu që ka bashkëjetuar e punuar çdo ditë me to.

Ky është Demir Behluli, i cili në jetë ishte jo vetëm një personalitet në vete, por ishte një njeri i ngritur i artit piktural dhe i formave të tjera të artit letrar e publicistik. Thonë, krijuesit nuk vdesin. Ata vetëm ndërrojnë jetën “tjetër”. Ndërrojnë dhe, pas mbetet një veprimtari e madhe e artit piktural dhe arteve të tjera.

Demir Behluli ishte piktor i shquar kosovar e më gjerëe. Ai ka bërë mjaft në artin e pikturës. Vepra e tij pikturale e ka pushtuar botën. Është një njeri që ka “energji” pune e jete në arte. Tash i ka 80 vjet moshë. Ai ishte i tëri punëtor arti. Piktura e tij “flasin” shumë. Këto vite që i kaloi kanë qenë të “arta” e zellshme pune. Ai, gjatë këtyre 80-vjetëve moshë, bëri një krijimtari të duar-duart. Sapo ka lënë në dorëshkrim një vepër tjetër me vështrime nga publicistika me titull: “Të tjerët për artin e Demir Behlulit”.

-Advertisement-

 Demir Behluli lindet, më 1938 në Ranatoc të Preshevës. Është fëmija i pestë dhe i parë i shkolluar në familjen Behluli. Shkollën fillore e kreu në Maxhere të Preshevës. E pati mësues të parë Sadri Ymerin nga Presheva. Shkolla, ku ai mësoi, ishe një vatër e hershme e diturisë e vitit 1949. Demiri, atë kohë, pati 10 vjet moshë. Pas kryerjes së shkollës katërklasëshe, në Maxhere, në një shtëpi private, pa libra e fletore, me një tabelë “speciale” i bëri detyrat e shtëpisë. Mandej, ai regjistrohet në gjimnazin e ultë dhe, katër klasë të tjera, ai i mbaroi në Preshevë, më 1953.

Demiri ishte nxënës shembullor. Por, mbi të gjitha, ishte artdashës i madh i artit piktural. Pas artit piktural, ai e ka pasion letërsinë. Dhe, në radhë të parë, Demir është piktor, mandej edhe krijues i artit letrar. Kjo, zatën e ka bërë këtë piktor të madh me dy arte jete. Demir Behluli është ndër të parët që i ka dhënë shumë kësaj fushe të dijes e të jetës. Ai ishte e mbeti një artist i përkryer i pikturës. Ishte piktor bashkëkohor.

Një kohë, ky piktor, artin e ka ligjëruar nëpër shkolla. Pikturat e tij, më të hershme, janë art kohe e jete. Ky “lloj” arti i tij edhe sot shijohet nga të gjithë. Është i vetmi piktor në Kosovë, i cili në fenë islame e katolike ka futur elemente kombëtare shqiptare në kultet fetare. Dhe, këto pikturale murale të tij e bëjnë këtë piktor që të “ngjitet” lart në artin shqiptar. Kjo është risia e tij e parë, e cila është “interesante” për të gjithë ardashësit shqitparë. Po, e para se, Demirin për të parën herë e parë e takojmë në pikturat murale në Kishën Binçit, që është një rast i veçantë jo vetëm në Kosovë, por është një rast UNIKAT dhe i papërsëritëshmë, që konsideroj kjo punë e tij duhet të ketë përherë falenderime nga të gjithë. Me këto piktura murale, Demiri paqyroi një histori të tërë të golgotës shqiptare përmes pikturave murale në Kishën e Shën Ndaut në Binçë. Vërtet, Demir Behluli ka bërë një “histori” të madhe në artin dhe kulturën shqiptare.

Ai jo tash, por në një kohë të dhunës serbe në Kosovë, artin nuk e ka ndalë. Ka krijuar “histori” me anë të pikturave me ngjyra. Ato flasin shumë. Janë një vepër e tërë e historisë sonë. Emri i tij do të jetojë jo me ditë e vite, por me shekuj. Sepse është brusha e parë që ka depërtuar nëpër kultet fetare, gjë që nuk ka qenë lehtë ta thyejë një “akull” shekullor dhe të hyjë një brushë e një piktori akademik siç ka bërë piktori ynë i shquar, gjilanas, Demir Behluli. Dhe, tërë jetën e tij e ka shkrirë bashkë me pendën në dorë për të mirën e kulturës sonë kombëtare.

Demiri na ishte edhe krijues i artit letrar. Vepra e tij është një anë e “këndshme” e letërsisë shqipe. Ai, krahas artit pamor, që është dorë e parë e tij, është marrë edhe me shkrimin e veprave letrare. Gjer më tani ka botuar 17 vepra në prozë e poezi, si janë: “Më këto duer” (1968), “Dielli – zog qielli” (1969, “Jehonë maji” (1981), “Udhëtimi” (1984), “Punëtori” -monografi (1995), “Arabeska origjinale në xhamitë e Kosovës Lindore” (1995), “Mbreti i shtëpisë” (1996), “Mos harroni” (1997), “Trenat e bukës” (1997), “Ese, kritika, ekspozita” (1997), “Portrete shkrimtarësh”(2002), “Shtëpia prej zalli” (2004), “Syri vigjilent” (2005), “Kur njeri flet vetmevete”(20005) dhe “Befasi e këndshme” (2005), “E shtuna në Preshevë” (200), “Parafjalë” (2011), Shënjtëresha shqiptare” (2012), “Po vinte koha” (2013 dhe veprën e fundit publicistike “Sabri Maxhuni – zbërthyesi i kodeve” (2017).

Demir Behluli, tash i ndjerë, gjer më tani ka krijuar mbi 3000 vepra artistike. Punoi 850 portrete, organizoi 9 ekskpozita personale, ndërsa organizoi mbi 63 ekspozita kolektive. Ai u shqua edhe si skenograf. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Mandej, punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizio 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185 reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 40 xhamive me 26.000 m2 arabeska orgjinale shqiptare, botoi 14 libra dhe u prezentua në 10 libra të përbashkëta. Por, për punën e tij madhore, ai u shpërblye nga viti 1957 e gjer më 2004 mbi 11 herë dhe mori 24 diploma e mirënjohje.

Pikturat e Demir Behlulit, sot gjenden anë e kënd botës. Ato gjenden tek individët dhe institucionet e ndryshme në mbarë botën, si në Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër. Deri më tash, ky artist i madh arti u dhuroi shokëve e miqve mbi 552 piktura. Demiri qe edhe bashkëpunëtor i revistabe e gazetave tona: “Jeta e re”, “Jehona” , “Stërmljenja”, “Rilindja”, “Pionieri”, “Gep”, “Shkëndija”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, “Gëzimi”, “Fatosi “,“Arti”, “Flaka e vëllazërimit “Fjala jonë”, “Bota e re” “Bota sot” Pavarësia” “Agmia”, “Bashkimi paqësor”, “Bujku”, “Drita”, “Panorama” etj.

Si piktor, ai bëri udhëtime turistike, ku vizitoi monumente kulturore, muzeume dhe galeri arti, si në: Athinë, Korinth, Korfuz, Prevezë, Kallambanko, Stamboll, Muhaliqe (Bursë), Sofje, Krakovë, Vjenë, Frankfurt, Milano, Venedik, Barcelonë, Berat etj. Por, gjatë jetës, ai ka shkruar studime të ndryshme për artin, si janë: “Mrekullitë e botës”, “Ta njohim artin e popujve të vjetër” (artin e Mesopotamisë, egjiptian, grek, etrur, romak, kinez, islam etj). Po ashtu, ka bërë studime për rrymat e artit figurativ: romantika, renesansa, Baroku, Rokoko, klasicizmi, romantizmi etj. Mandej, ai ka shkruar për pedagogjinë popullore në fjalët e urta të Karadakut, kritikë arti për librat e M. Ferizit, H. Muharrmit dhe S. Boshnjakut. Po ashtu, ai ka shkruar shkrime me tituj: “Çka janë ballinat e librit”, “Ilustrimet për fëmijë”,”Karikatura si frymëzim artisti”, “Fauna, motiv i krijuesve” etj.

Piktori e artisti, Demir Behluli vizatoi këto stripe: “Planeti cimilim”, “Toka është e dashur”, “Uliksi e Katallani (nga Homeri), “Buni”(vepër e T. Hatipit), “Kur pranvera vonohet ( vepër e F. Hoxhës), “Lufta e Livoçit” (F. Hoxha), Zef Lush Marku (D. B). Por, punoi këto skenografi: “Dasma pa nuse”, “Rropullari” (B. Musliu), “Rrënshqitësa” (M. Shanqiqit), “Kryet e hudrës” (K. Berisha), “Dinosauri (J. Buxhovi), ”Vjedhja pas mesnate (M. Mitroviq) dhe “Kutia muzikore. Nxori dhe ishte redaktor i këtyre feltushkave letrare: “Lirija” në Shkup (1958/59), “Filizat” e KL “Feniski” Prshevë, gazetën “Integj” në Gjilan, etj.
La në dorëshëkim këto vepra vepra poetike: “Hapat në kalim” (1963), “Valle e vërbër”, poemth –(1962), “Një dashuri” (1966), “Magja në zemra” (1966), “Faculeta e shqyer” (1967), “Shpirt i ri”, poem për Migjenin (1968), “Jam nisur kah ti” (1973), “Epigram” (1973), “Halla Maloke”, satirë -(1973) “Lgjendë”, kurorë sonetesh-(1985) e shumë të tjera.

Shkroi edhe për fëmijë e vegjël këto vepra: “Lumi magjik” (1985), “Biblioteka e gjallë” (1985), “Gjumi me therra” (1985) “Gjyshi im kalavesh” (2004). Po ashtu, ka lënë në dorëshkrim këto proza: “Ejte për një diell” (1968), “Dashuri e rikthyer”, roman -(1961-1970), “Toka është jona”, roman-(1962/85). Ky dorëshkrim i tij i fundit është i vetmi që i ka humbur autorit gjatë luftës së fundit 1999 në Kosovë. Dhe, ne fund të shtojmë se, Demir Behluli, nga viti 1955 e gjer më 2004 pati 24 ekspozita personale e kolektive në këto vende: Preshevë, Shkup, Manastir, Bujanoc, Surdulicë, Beograd, Valevë, Gjilan, Viti, Dardanë, Ferizaj, Prishtinë, Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Therandë, Pllandishte, Mlladenovc, Luksemburg, Durrës, Fier, Caravajkë të Malësisë së Karadakut.rp/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera