Lajme

Ndërroi jetë në burg opozitari rus Aleksei Navalny

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 16 February 2024

Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny ka vdekur.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë nr. 3, i dënuari A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, duke humbur vetëdijen menjëherë”, thuhet në një deklaratë, shkruan SkyNews.

“Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim.

-Advertisement-

Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë helmimi që ishte e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera