Nderohen me medalje pjesëtarët e FSK-së të kthyer nga Turqia
Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 20 February 2023
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë, janë kthyer nga operacioni i kërkim-shpëtimit nga Turqia.Ata janë pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Pjesëtarët me të arritur janë shpërblyer me medalje nga kryeministri Kurti.Kurti ka falënderuar pjesëtarët për punën dhe guximin e treguar.
“Kemi dalë që t’ju dëshirojmë mirëseardhje dhe t’ju falënderojmë nga zemra për punën dhe guximin. Këto medalje të merituara janë dëshmi e vëmendjes tonë dhe mirënjohjes tonë për guximin e treguar në Turqi, pas tërmetit fatal me përmasa shumë të mëdha tragjike që e kanë tronditur edhe popullin e Kosovës”, ka thënë Kurti.
“E di se 39 pjesëtarët të Forcës së Sigurisë që ishin në Hatay dhe në zona atje të goditura nga tërmeti dhe më këtë rast i falënderoj si ata të cilët ishin të shpëtimit urban po ashtu edhe mjekët po ashtu edhe ata të cilët u kujdesën për të plagosurit. E dimë që së paku katër jetë janë të shpëtuara nga ju dhe janë mbi 50 kufoma të nxjerra në Hatay”.
Kryeministri theksoi se pjesëtarët e FSK-së pa humbur kohë u nisën për në Turqi.“Është obligim moral dhe detyrë e jona si partner dhe aleat dhe si shtet e popull mik i shtetit të Turqisë, që t’ju gjendemi atyre në ndihmë në këto ditë të vështira, dhe kjo u realizua përmes jush që pa humbur kohë u nisët në Turqi dhe qëndruat deri më tani duke u përpjekur me çfarë të mundni dhe dini që të shpëtoni jetë dhe të nxjerrin njerëz nga rrënojat dhe të kujdesni për ata që ishin në nevojë”.
Pjestarët e FSK-së për dy javë sa qëndruan ndihmuan në shpëtimin e katër personave nga rrënojat.Tërmeti që goditi Turqinë më 6 shkurt, shkaktoi vdekjen e më shumë se 40 mijë personave.
Të tjera
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...