Sport

Ndërhyrja ndaj Salah, Ramos flet për herë të parë pa u penduar

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 06 June 2018

Sjellja e pahijshme dhe antisportive e Sergio Ramos, në fitoren e Realit të Madridit me rezultatin 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e fundmajit të Champions League, ka qenë subjekt i kritikave intensive dhe të pafundme nga bota e sportit dhe më gjerë.

Doktorët konfirmuan pasditen e së hënës se, portieri i anglezëve, Karius kishte pësuar një tronditje në tru si pasojë e goditjes me bërryl nga mbrojtësi spanjolli, ndërsa Salah është ende në dyshim për Kupën e Botës për shkak të dëmtimit në shpatull.

Por, Ramos, i cili e ngushëlloi Salahun e përlotur teksa linte fushën e blertë të Kievit, si pasojë e ndërhyrjes brutale të spanjollit në stadiumin “Olimpiyskiy”, beson se është kritikuar me pa të drejtë.

-Advertisement-

“E marrtë dreqi, po i japin më shumë vëmendje se ç’duhet kësaj. E kam fjalën për dëmtimin e Salah. Nuk kam dashur të flas, pasi gjithçka është zmadhuar”, tha ai për reporterët gjatë kësaj jave.

“E kam parë ndeshjen përsëritje shumë mirë. Ai kap krahun tim në fillim, unë rrëzohem nga krahu tjetër, ndërsa dëmtimi i tij i ndodh në krhaun tjetër. Ata thonë se unë veprova si të isha duke bërë xhudo?”, pyeti me ironi mbrojtësi spanjoll i Realit.

“Pasi portieri më tha se e kisha mbytur me përplasjen time, më kujtohet vetëm Firmino të më ketë thënë se kishte ndierë të ftohtë, sepse një pikë djerse e imja kishte rënë mbi të”.

Salah është duke u rikuperuar në Spanjë përpara se t’i bashkohet kombëtares së Egjiptit në Kajro, në ditët në vijim të kësaj jave, ndërsa trajneri Hector Cuper ka besim se ai mund të luajë në Rusi.

Largimi i tij rreth gjysmës së kohës së pjesës së parë të finales dëmtoi shpresat e Liverpoolit për të fituar, por Ramos pretendon se sulmuesi edhe mund të kishte luajtur, pavarësisht dhimbjeve.

“Fola me Salah përmes mesazheve. Më tha se ishte mirë. Ai mund të kishte luajtur, nëse do të kishte bërë një injeksion për pjesën e dytë. E kam bërë disa herë këtë gjë, por vetëm kur Ramos bën një ndërhyrje të gabuar merr përmasa kaq të mëdha. Nuk e di nëse kjo vjen sepse ndodhem në Madrid për kaq shumë kohë dhe kam fituar kaq shumë trofe, që njerëzit më shohin me tjetër sy”, tha Ramos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera