Rozë

Ndarja me Xhensilën, shoku i ngushtë i Besit: Ke shpëtuar një herë e mirë nga ‘qoftë largu’

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 28 May 2024

Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Besart Kallaku, është një nga ngjarjet që ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë kohëve të fundit.

Disa ditë më parë, aktori publikoi projektin e tij muzikor më të ri “Mosmirënjohja” me një tekst të shkruajtur nga vetë ai të cilin e konsideroi “tekst shpirti”.

Dhe pse komentet lidhur me ndarjen e ish-çiftit kanë qenë të shumta, kësaj radhe zjarrit i ka fryrë edhe miku i ngushtë i aktorit, biznesmeni Kristian Boci.

-Advertisement-

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it”, ai ka postuar një foto ku duket që po sheh videoklipin e këngë ‘Mosmirënjohja’ të Besit dhe Eli Malaj, këngë e cila duket se i dedikohet totalisht ndarjes së çiftit.

“Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë brother Bes Kallaku”,-shkruan ai.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy