Lajme

Ndalohet projekti në Badovc, ky është vendimi i plotë

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 22 February 2020

Gazeta inFokus të premten raportoi ekskluzivisht për ndalimin e projektit të Badovcit nga Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku. 

Ndërsa të shtunën ministri Abdixhiku e bëri publik lajmin për ndalimin e këtij projekti ku tha se në bazë të ligjit për Ujërat e Kosovës e ka obliguar Komunën e Prishtinës  që të bëjë anulimin e vendimit për projektin e Badovcit.

“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit”, shkruan Abdixhiku.

-Advertisement-

Në vazhdim Gazeta inFokus ju sjell vendimin e plotë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera