Ndalohen tre të dyshuar për veprën penale “Fajdeja” në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 24 October 2023
Tre persona janë arrestuar dhe më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprën penale “Fajdeja”.
Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione: Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë.
Tutje në njoftim thuhet se pas kontrollit janë ndaluar tre persona të dyshuar me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M., kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës fenale “Fajdeja” dhe “Fajdeja në ndihmë”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione: Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë, me ç’rast ka rezultuar me ndalimin e tre personave të dyshuar me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M., kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës fenale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...