Lajme

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Gjakovë dhe Vushtrri për shkak të rrezikut në punë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 20 Tetor 2026

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi, dy në komunën e Gjakovës dhe një në komunën e Vushtrrisë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoratit, vendimi është marrë për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Punimet do të mbeten të ndaluara deri në përmbushjen e kërkesave dhe masave të nevojshme të sigurisë.

“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy