Sport

Ndalet Roma, Napoli fiton dhe merr kryesimin në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 26 November 2017

Roma ka barazuar 1:1 me Genoan në stadiumin “Luigi Ferraris”, në anën tjetër Napoli ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke e mposhtur në udhëtim 1:0 Udinesen.

Roma ka marrë vetëm një pikë në xhiron e 13 në Serie A, duke barazuar 1:1 me Genoan në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Stephan El Shaarawy (59’), kurse barazoi gjithçka 1:1 Gianluca Lapadula nga pika e bardhë, shkaktuar nga Daniele De Rossi, që u ndëshkua direkt me të kuq.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në pozitën e katërt me 31 pikë, shtatë më pak se Napoli, që në këtë xhiro e mposhti në udhëtim 1:0 Udinesen, duke marrë kështu renditjen në Serie A me 38 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Interi.

Golin e tri pikëve për Napolin e shënoi Jorginho në minutën e 33’të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera