Sport

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 06 July 2020

Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i skuadrës së Juventusit, Giuseppe Rizza.

Ish-lojtari i ‘zebrave’ është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeçare, pas disa komplikimeve shëndetësore.

Rizza ka qenë anëtar i Juventusit, por nuk ka luajtur me skuadrën e parë, vetëm me skuadrat e reja.

-Advertisement-

Ish-futbollisti i skuadrës nga Torino ka pasur hemoragji cerebrale rreth një muaj më parë. Ai ishte zgjuar nga koma më 22 qershor, por ka ndërruar jetë sot.

Lojtari ka pasur shokë skuadre emra të njohur të Juventus si Claudio Marchisio e Sebastian Giovinco.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera