Rozë

Ndahet nga jeta aktori i njohur

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 26 February 2024

Kenneth Mitchell, aktori i ‘Star Trek’ dhe ‘Captain Marvel’, ndërron jetë në moshën 49-vjeçare
Aktori kanadez Kenneth Mitchell, i njohur për rolet në Star Trek: Discovery dhe filmin Marvel Captain Marvel, ka vdekur pas komplikimeve nga skleroza anësore amiotrofike.

“Me zemër të rëndë njoftojmë ndarjen nga jeta të Kenneth Alexander Mitchell, babait, bashkëshortit, vëllait, xhaxhait, djalit dhe mikut të dashur të shumë njerëzve”, thuhet në deklaratë.

Përveç roleve të tij në Star Trek, Mitchell luajti gjithashtu në filmin Marvel Captain Marvel, si dhe në serialin televiziv post-apokaliptik Jericho, ndër projekte të tjera.

-Advertisement-

Mitchell ka lënë pas gruan e tij Susan May Pratt dhe dy fëmijët e tyre dhe ka kërkuar që çdo dhuratë t’i drejtohet studimit të ALS ose në mbështetje të fëmijëve të tij, thuhet në deklaratën në Instagram.

Me një mesatare prej 5,000 njerëz të diagnostikuar çdo vit në SHBA, ALS është një sëmundje progresive neurodegjenerative që prek qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore. Simptomat përfshijnë vështirësi në ecje, të folur të paqartë si dhe dobësi muskulore e cila përfundimisht ndikon në përtypjen, gëlltitjen, të folurit dhe frymëmarrjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera