NATO respekton vendimin e Serbisë për të mos u bashkuar: S’e detyrojmë asnjë vend
Autori: Gazeta inFokus
08:44 | 09 February 2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se respektojnë vendimin e Serbisë për të mos anëtarësuar në aleancë, duke shtuar se roli kryesor i NATO-s në Kosovë është të mbështesë dialogun politik dhe të mundësojë lëvizjen e lirë për të gjithë.
Stoltenberg tha se NATO-ja asnjëherë nuk ka detyruar asnjë vend të anëtarësohet në NATO, njofton Klan Kosova.
“Është një vendim sovran dhe i pavarur i Serbisë dhe NATO-ja e respekton absolutisht, siç respekton vendimet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat janë partnerë të ngushtë me ne, por nuk janë anëtarësuar në NATO”, ka thënë Stoltenberg për televizionin serb “Vesti”.
Stoltenberg tha se Aleanca ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve, si dhe në gjetjen e një zgjidhjeje politike për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se mbështet Bashkimin Evropian, i cili po ndihmon në atë dialog.
Duke folur për praninë e Aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se NATO ka zyre në Sarajevë, forcat e KFOR-it në Kosovë dhe një zyrë në Beograd dhe kujtoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtarësuar në NATO.
Ai përmendi se mandati i tij dhjetëvjeçar në krye të NATO-s përfundon këtë vit, më 1 tetor dhe se në fund të vitit do të marrë detyrën e guvernatorit të Bankës Qendrore në Norvegji.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























