NATO flet për herë të parë për bazën ajrore në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 08 August 2018
Zëdhënësi i NATO-s, Piers Cazalet i pyetur nga ATSH për investimin e Aleancë së Atlantikut të Veriut në Shqipëri, konkretisht në Kuçovë, tha se investimi kap vlerën e 51 milionë eurove.
“NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit”, konfirmoi Cazalet.
Ai sqaroi më tej se “financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”.
Gjithashtu, zëdhënësi i NATO-s tha se Aleanca i është mirënjohëse Shqipërisë për kontributin në Aleancë.
“Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu i jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshirë kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake”, deklaroi ai.
Shqipëria, theksoi Cazalet, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakun.
“Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendi juaj është një avokat i fortë I politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”, tha Zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet.
Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për polic-imin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës.
Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për zonën e Kuçovës. Gazeta in Fokus
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...