Natë e përgja*shme për shqiptarët, 7 persona humbën jetën vetëm brenda një nate
Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 10 March 2024
Mbrëmjen e 9 marsit, fatkeqësisht humbën jetën 7 persona, shkruan Gazeta Infokus.
Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë këtë të shtunë në Bielefeld të Gjermanisë e ku vrasjen e tij e kanë konfirmuar edhe familajrët.
Sipas gazetës gjermane “BILD”, thuhet se një dëshmitar ka deklaruar se një grup prej pesë apo gjashtë personash ishin të ulur në një kafene, ku papritmas u dëgjuan të shtëna armësh deri në pesë apo tetë herë.
“Tetë herë u dëgjua a*ma”, detaje për v*asjen e boksierit kosovar
E po ashtu edhe një vrasje tjetër ka ndodhur në Itali ku dy shqiptar tashmë janë vrarë si dhe dy të tjerë janë të plagosur.
Sipas mediave të huaja sherri ka ndodhur në një lokal në mes të dy bandave, asaj shqiptare dhe tjetrës së përbërë nga shtetas me origjinë marokene.
E aksidenti i sotëm në mes të trenit dhe një kombi-busi në fshatin Krushevë të Klinës ia mori jetën edhe dy personave.
Vdekjen e tyre e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se viktimat nuk kishin mundër të i rezistonin plagëve të marra nga ky aksident.
“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.
E dhimbshme: Ky është çifti që humbën jetën në aksidentin tragjik mes trenit dhe furgonit në Klinë
Ndërkaq në Malishevë është raportuar se një 14 vjecar është dërguar pa shenja jetë në QKMF mga prindërit e tij.
Sipas raportive nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.
Kujtojmë që Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata në lidhje me këtë rast.
E trishtë: Një fëmijë 14-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, nisin hetimet
E rasti i fundit që ndodhi poashtu këtë të shtunë,e cili fatkeqësisht rriti numrin në 7 persona që humbë jetën brenda një nate është vdekja e trajnerit Shpëtim Beqiri të skuadrës së Fc Prishtinës në futsal.
Sipas njoftimit të klubit, Beqiri ka humbur jetën pas një sulmi në zemër.
“Ju njoftojmë se pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë menagxheri dhe anëtari i bordit të klubit, Shpëtim Beqiri. Lajmin e morëm me trishtim duke kujtuar punën dhe zellin e madh të Beqirit në klubin tonë”, shkruhet në postimin e klubit nga kryeqyteti./Gazeta Infokus/
FC Prishtina Futsal në zi, ndërron jetë trajneri pas një sulmi kardiak
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...