Naser Pajazitaj i kërkon një milion euro shtetit, por sa kompenson zakonisht KGJK-ja?
Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 02 July 2023
Për një milion eurot që po i kërkon kompensim Naser Pajazitaj nga shteti për 7 vitet e qëndrimit në burg pa arsye, nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga KGJK-ja. Avokatët vlerësojnë se kjo është më e pakta që mund të bëjë shteti teksa vlerësojnë se barra e kësaj bie mbi prokuroritë. KGJK-ja vitin e kaluar për 104 persona ka paguar kompensim mbi 250 mijë euro që është vetëm 25 % i asaj që Naser Pajazitaj po kërkon për rastin e tij.
Për shtatë vite që i kaloj prapa grilave nën dyshimet për vrasje të rëndë, për t’u liruar nga to në mungesë të provave, Naser Pajazitaj po synon një kompensim të majmë nga shteti.
Pasi Gjykata Supreme prishin vendimin me të cilin ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e familjares së tij Donjeta Pajazitajt, tani përmes avokatit të tij, Naser Pajazitaj po kërkon një milion euro kompensim.
Avokati Ahmet Tahiri i ka thënë Tv Dukagjinit se janë në pritje të përgjigjes në kërkesën e dorëzuar në Këshillin Gjyqësor.
“Ne ende nuk kemi një përgjigje nga KGJK por bazuar në praktikat e mëhershme zakonisht KGJK lëshon një shumë simbolike, shumë të ultë dhe pakrahasimisht me kërkesën tonë, por varësisht prej përgjigjes së KGJK-së ne do ti drejtohemi gjykatës për kërkesën tonë. Sepse ne vlerësojmë që Naserit i është shkaktuar dëm i jashtëzakonshëm si material ashtu edhe moral”, ka thënë Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitaj.
Nga ana tjetër avokati Florim Shefqeti, thotë se deri tek këto situata kur iniciohen procedurat e kompensimit, po vie nga hetimet jo të duhura e aktakuzat e pabaza, teksa thekson se KGJK, pavarësisht kërkesave- kompenson me shifra të ulëta.
“Sipas raporteve të publikuara dhe numrin e madh të aktakuzave që dështojnë, reflekton në hetime jo të duhura nga vetë fakti se aktakuzat janë të pa argumentuara përderisa gjykata i rrëzon. Për të gjitha këto raste qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim. Sa kemi informata nuk ka shumë procedura të gjykuara, janë disa raste të figurave publike, që veç janë lëshu procedurat dhe që janë liruar me aktgjykime liruese, dhe të njëjtit kanë marrë kompensime, por jo për vlerë të madhe që shteti është detyruar të kompensojë”, ka deklaruar avokati Florim Shefqeti.
Nga statistikat e Këshillit gjyqësor të Kosovës, numri i atyre që kanë kërkuar kompensim dëmi për arrestim apo dënim pa arsye vetëm në vitin e kaluar ka qenë treshifror.
Siç i ka të definuara KGJK-ja, aty përllogariten ditët e kaluara në paraburgim ose burg, dëmi material, dëmi jo material, shpenzime për avokat dhe vizitat e familjarëve.
Gjatë vitit 2022 ky kompensim u është konfirmuar një numri prej 104 personash, disave pjesërisht, që në total kap shifrën prej 251 mijë e 302 eurosh.
E 23 prej tyre e kanë refuzuar kompensimin që ua ka ofruar shteti që në total do të kapte shifrën, 148 mijë e 280 euro.
E 264 mijë euro të tjera kompensim janë dhënë nga vendimet gjyqësore nëpër gjykata të ndryshme të Kosovës.
Të tjera
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...