Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale
Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 22 Tetor 2026
Në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Naser Hafizi u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për ”Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Hafizit akuzohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), keqpërdori detyrën në mënyrë që ambalazhuesve të ujit t’iu mundësojë përfitime pasurore të kundërligjshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, tha Hafizi.
Pas kësaj, gjyqtari Kujtim Krasniqi njoftoi Hafizin dhe avokatin e tij, Ahmet Tahiri se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Naser Hafizit për tri vepra penale: ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
“Sipas aktakuzës, N.H. gjatë viteve 2021-2023., në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, dhe me qëllim që operatorëve ekonomikë të caktuar, ambalazhues të ujit, t’u mundësojë përfitime pasurore të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën e përgjithshme prej 15.752.486,07 euro”, thuhej në njoftim.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se, nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit Punues Ministror.
“Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara”, thuhej më tej.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri nuk i ka zbatuar vlerësimet e Grupit punues, në caktimin e borxheve të operatorëve, duke i zvogëluar detyrimet financiare për shfrytëzimin e ujit.
Ndryshe, më 10 tetor 2024, Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL), ishte arrestuar në aeroportin e Prishtinës. Kjo pasi, Prokuroria Speciale, gjatë aksionit më 8 tetor kishte bërë të ditur se Hafizi nuk është gjetur në vendbanimin e tij.
Gjithashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 tetor 2024 kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit– zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.
Ndryshe, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) ishte afër 20 milionë euro. Mirëpo, Naser Hafizi dyshohej se kundërligjshëm ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve.
Në vendimin e Themelores për caktimin e paraburgimit, thuhej se ekziston dyshimi se Hafizi ka kryer veprat në cilësinë e zëvendësuesit të drejtorit të ARPL-së në MMPHI, në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës, udhëzimin administrativ Nr. 06/2021 për Strukturën e pagesave Ujore, si dhe ka anashkaluar raportin e Grupit Ministror, i cili ishte formuar për qëllim të përllogaritjes së borxheve të ambalazhuesve ndaj ARPL-së.
Aty thuhet se raporti në fjalë tregonte se vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomikë është 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve të paligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve ekonomikë, me qëllim të përfitimit për veten ose për persona të tjerë në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës.
Tutje, thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naser Hafizi duke e ditur se pasuria e tij buron nga aktiviteti i paligjshëm dhe është e fituar me kryerjen e veprës penale, me qëllim të fshehjes së burimit të vërtetë të pasurisë, të hollat- paratë kesh i ka futur në sistemin bankar me qëllim që këto para të kundërligjshme të duken si të ligjshme.
Në anën tjetër, thuhet se Hafizi në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, por që nuk kishte paraqitur saktë të dhënat e kërkuara. Përkatësisht, për vitin 2020 nuk ka deklaruar banesën në rrugën “Bill Klinton”, edhe që më 2022 kishte blerë një banesë tjetër në Fushë-Kosovë dhe nuk e ka d

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































