Sport

Napoli vazhdon me fitore në Serie A, Rrahmani realizon golin e parë në këtë sezon

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 20 September 2021

Skuadra e Napolit ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët kësaj radhe e kanë mposhtur Udinesen në udhëtim me rezultat 0-4, në sfidën e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për ekipin e drejtuar nga Luciano Spalletti.

-Advertisement-

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Dacia Arena’, serinë e golave për mysafirët e hapi Victor Osimhen në minutën e 24’.

Për rezultatin 0-2 për Napolin realizoi mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Kapiteni i ‘Dardanëve’ shënoi në minutën e 35’ një gol të bukur me kokë pas një aksioni fantastik të ndërtuar nga bashkëlojtarët e tij.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-2 për napolitanët, kurse në 45 minutat e dytë mysafirët realizuan edhe dy gola tjerë.

Kalidou Koulibaly shënoi një gol bombastik në minutën e 52’ të ndeshjes për rezultatin 0-3, kurse për rezultatin përfundimtar 0-4 për Napolin realizoi Hirving Lozano në minutën e 84’.

Pas kësaj fitoreje, Napoli kryeson vetëm në Serie A me 12 pikë pas katër ndeshjeve të para, kurse Udinese mbetet e teta me 7 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera