Sport

Napoli sonte luan për herë të parë në stadiumin me emrin ‘Diego Armando Maradona’

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 10 December 2020

Napoli është nikoqir i Real Sociedadit, në duelin e vlefshëm për xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, pasi klubi i Napolit ka vendosur që nga ‘San Paolo’, tani stadiumi të mbajë emrin e legjendës së futbollit argjentinas, i cili ndërroi jetë në muajin e kaluar.

Para pak minutave të dy skuadrat i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballje.

-Advertisement-

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i kombëtares shqiptare, Elesid Hysaj, mungojnë edhe në këtë takim për shkak të infektimit me ‘Covid-19’.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera