Sport

Napoli ‘shkatërron’ Udinesen, sigurimi i zonës Champions gjithnjë e më afër

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 11 May 2021

Skuadra e Napolit ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët e kanë ‘shkatërruar’ Udinesen, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e 36-të në Serie A.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, golat për vendasit i shënuan Piotr Zielinski (28’), Fabian Ruiz (31’), Hirving Lozano (56’), Giovanni Di Lorenzo (66’) dhe Lorenzo Insigne (90+1’), kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Stefano Okaka (44’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Napoli ka kaluar në pozitën e dytë me 73 pikë dhe sigurimi i zonës Champion është vetëm katër pikë larg, kurse Udinese mbetet i 12 me 40 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera