Sport

Napoli ia cakton çmimin Arkadiusz Milikit

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 01 April 2020

Arkadiusz Milik pritet të  largohen nga Napoli gjatë verës, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi polak mund të përfundoj te Milani, që po kërkon zëvendësues të Ibrahimovicit, i cili do të largohet nga ‘San Siro’ në afatin kalimtar të verës.

Duke parë interesimin e Milanit për Milikin dhe duke parë interesimet e skuadrave tjera, klubi i Napolit ka vendosur që të ia caktoj çmimin polakut.

-Advertisement-

Kush do që i dëshiron shërbimet e Milikit, Napoli kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë 26 vjeçarin.

Arkadiusz Milik pati një sezon mjaftë të mirë deri me tani me skuadrën e Napolit, por në verë dëshiron të ndërrojë skuadër dhe Milani është destinacioni më i mundshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera