Naglesmann: E merituam humbjen, skuadra u tregua shumë dembele!

Autori: Gazeta inFokus
12:21 | 20 March 2023
Zhgënjim i madh ka pushtuar Bayern Munchen pas disfatës në “Bay Arena” përballë Bayer Leverkusen.
Bavarezët nuk ia dolën për të ruajtur avantazhin e krijuar në pjesën e parë, ndërsa “aspirinat” përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë, me dy penallti të sakta.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann u shfaq shumë i irrituar me skuadrën duke pranuar se Bayern-i i tij ishte në një nga ditët më të këqija.
“Me përjashtim të dhjetë minutave të fundit, ne ishim skuadra më e dobët në fushën e lojës. Kishim pak fuqi në fushë, nuk luajtëm mirë dhe kështu që ne e merituam humbjen. Të them të drejtën skuadra ishte shumë dembele, ndërsa kishte lojtarë që nuk gjetën ritmin në asnjë moment dhe kjo nuk më pëlqen aspak. Në ndeshje të tilla duhet të jesh 100% i motivuar, ndërsa ne nuk ishim aspak aty, për t’i bërë ballë kundërshtarit dhe tani duhet të mendojmë seriozisht për të ndryshuar kurs. Kemi përpara ndërprerjen e kampionatit dhe në momentin që skuadra do të bashkohet do të analizojmë me detaje se çfarë ndodhi dhe se çfarë nuk duhet të përsëritet më.” – përfundoi trajneri i bavarezëve.
Pas humbjes në “Bay Arena”, Bayern Munchen qëndron në vendin e dytë me 52 pikë, 1 më pak se vendi i parë, Borussia Dortmund, që do të jetë kundërshtari i radhës.
Sfida e javës së 26-të, që do të luhet më 1 prill në “Allianz Arena” dhe do të jetë përcaktuese për fatet e këtij sezoni.

Të tjera
-
Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar
Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se...
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Kjo është situata në Zveçan
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është ...
-
Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme ...
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për sigu...
-
Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në veri – presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa...