Nagavci: Vlera e koeficientit caktohet së shpejti në Qeveri

Autori: Gazeta inFokus
20:24 | 03 January 2023
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë vlera e koeficientit bazë për mësimdhënësit do të përcaktohet shumë shpejt nga Qeveria.
Ligji për Pagat është miratuar kohë më parë, por deri më tash ende nuk është bërë i ditur koeficienti bazë. SBASHK-u ka deklaruar se nëse koeficienti nuk është mbi 120 euro, do ta kundërshtojë atë.
Megjithatë, ministrja ka thënë se nuk është në kompetencat e saj të përcaktojë këtë koeficient, teksa sipas saj sfidë mbetet ngritja e cilësisë së arsimit në vend.
“Vlera e koeficientit do të përcaktohet shumë shpejt në Qeveri. Nuk është në kompetencat e mia të plota të flasë për këtë, por besoj se koeficientit do të reflektojë edhe rritjen ekonomike. Sektori i arsimit është përfitues i të gjitha ndryshimeve dhe koeficienteve që janë planifikuar në Ligjin e Pagave. Por sfida mbetet ngritja e cilësisë në arsim e jo vetëm koeficientët”, ka deklaruar Nagavci në RTK.
Sa i përket grevave në arsim, ajo ka thënë se është mirë që SBASHK-u përfundimisht ka reflektuar dhe e ka deklaruar të mbyllur grevën dhe se tani duhet marrë mësim nga ajo periudhë e humbur.
“Besoj se diskutimet për greva pas gjithë atij mësimi të humbur në vitin e kaluar duhet të jenë të tejkaluara dhe duhet të diskutohet vetëm për mësimet që i kemi marrë dhe për punën që duhet bërë për të kompensuar për aq sa është e mundur humbjet e nxënësve”, ka shtuar ministrja.

Të tjera
-
“Kam trokitur në 10 dyer kam thënë që njëra ka me u qel”, – Mësimdhënësja Marie, tregon se si e hapën qendrën për pensionistë në Ferizaj
Në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e pensionistëve të qytetit të F...
-
Muharremi: Rritja e tarifave të rrymës do të shkaktojë një valë të re inflacioni
Statisticienti Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë,...
-
Gọditet organizata shqiptare e cila trạfikọi 5 milionë euro drọgë
Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që imp...
-
Financial Times: Fuqitë ushtarake evropiane po duan të zëvendësojnë SHBA-në në NATO, po hartojnë planin
Disa nga fuqitë më të mëdha ushtarake evropiane po hartojnë plan për të marrë...
-
“Rritje e prodhimit të energjisë elektrike”, KEK-u thotë se kishte “rezultate të shkëlqyera” më 2024
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka thënë se ka pasur rezultate të shkë...
-
Nikaj i PDK-së merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore
Bernard Nikaj i cili është Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë D...
-
Hasani: Draft-statuti i BE-së për Asociacionin nuk ka gjasa të anulohet
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përput...
-
“Oh kur e kum pa nusen tu ardh drejt meje, i mbeti qeizi se djali mu kish vrà” – Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Ajshe Gashi është nëna e dëshmorit të fundit të Malishevës, Mentor Gashi, i c...
-
Përparim Rama prezanton analiza: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroan...
-
Presidenti Begaj uron bektashinjtë në Ditën e Novruzit
Sot shënohet Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komuniteti...
-
Të shtëna masive në New Mexico të SHBA-së: Vritẹn tre të rinj, 14 të plagosụr
Tre persona u vranë dhe 14 u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën sot në...
-
Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bie në provokime, të kujdeset për punët e veta
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë insti...