Lajme

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 22 June 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci, ka thënë se këtë vit tekstet shkollore për të gjithë nxënësit do të shpërndahen me kohë.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, po ashtu tha, se më nuk do të ketë vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarjen dhe pranimin e teksteve shkollore.

“Tekste shkollore me kohë për fillim të vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë nxënësit. Nuk do të ketë më vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarje dhe pranim të teksteve shkollore. Këtë vit jemi përkujdesur që palët e përfshira në procesin e shpërndarjes dhe pranimit të teksteve shkollore të jenë të informuar mirë për afatet kohore dhe përgjegjësitë e tyre. Neglizhenca e askujt nuk guxon të dëmtojë nxënësit tanë”, shkroi Nagavci.

-Advertisement-

Ajo tutje shkroi se tekstet shkollore më nuk do të dërgohen nëpër shkolla për shpërndarje në fillimin e muajit shtator, kur edhe fillon viti shkollor, mirëpo të njëjtat do të dërgohen në fund të muajit korrik.

“Kalendari i aktiviteteve për shpërndarjen e teksteve shkollore dhe përgjegjësitë institucionale të secilit tashmë janë ndarë me të gjithë. Është hera e parë që një proces kaq i rëndësishëm po strukturohet operacionalisht si duhet. Tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkollat tona në fillim të shtatorit gjatë procesit mësimor, por, shumë më herët në kohë, në fund të muajit korrik”, tha tutje Nagavci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera