Lajme

Nagavci: Me Ligjin për Paga, është eliminuar pabarazia

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 22 December 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci, ka thënë se me Ligjin për Paga, është eliminuar pabarazia që ka ndodhur dhe tash ka trajtim të drejtë.

Për vlerën e koeficienti, Nagavci tha se ende nuk është përcaktuar, për shkak se ai më herët është bërë për arsye elektorale, nga qeveritë e kaluara.

“Nuk mund të them se sa është vlera e koeficientit, por ka rritje për mësimdhënësit”, tha Nagavci në RTK.

-Advertisement-

Nagavci tha se buxheti për arsim për vitin 2023, do të rritet me 12 përqind, e nëse përfshihet edhe viti 2022, është në rritje prej 24 për qind nga kjo qeveri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera