Lajme

Nagavci: MASHTI ka shënuar performancë shumë më të mirë se vitet e tjera

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 27 June 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni në Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se ministria ku ajo e udhëheqë ka shënuar performancë shumë të mirë në krahasim me vitet  e tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo do të thotë se gjatë vitit 2021 i kemi kushtuar vëmendje të vecantë transparencës dhe llogaridhënies.

“Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera. Progresi i lartë i shënuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është tregues se po e zhvillojmë arsimin të përkushtuar që çdo veprim ta bëjmë sipas përgjegjësive ligjore që kemi”, ka shkruar Nagacvi.

-Advertisement-

Po ashtu ajo ka shtuar se me transparencë, llogaridhënie e punë i sigurojnë qytetarët se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim.

“Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Raporti i auditimit për MASHTI ndër vite (2017-2021), bazuar në zbatueshmërinë e rekomandimeve, forma grafike”, ka shkruar tutje Nagavci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera