Lajme

Nagavci: Kam parë anomali në kontratat për blerjen e teksteve shkollore

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 15 August 2023

Ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci ka folur sot për furnizimin e nxënësve me teksteve shkollore, gjersa ka thënë se ka parë anomali në kontratat për blerjen e këtyre teksteve. 

Nagavci këtë deklaratë e bëri sot gjatë një konference për media ku ndër të tjera tha se si ministri ka përgjegjësi edhe kujdeset ndaj buxhetit të shtetit, përveçse për cilësi të teksteve.

“Shpresoj të arrijmë me kohë të furnizojmë nxënësit me tekste shkollore, gjithsesi jemi duke shikuar mundësitë të mos ketë vonesa në këtë drejtim. Me aq sa jam njoftuar nga ekipi i cili negocion kontratat për blerjen e teksteve, kam parë anomali mjaft të mëdha. Kam parë tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha 13, 14-15 euro. Dhe, si Ministri kemi përgjegjësi edhe për përkujdesje ndaj buxhetit të shtetit, përveçse për cilësi të teksteve”, tha Nagavci.

-Advertisement-

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera