Lajme

Nagavci dhe Gexha arrijnë në spital për t’i vizituar viktimat e ngjarjes tragjike në Gllogjan

Autori: Gazeta inFokus 00:19 | 27 November 2021

Nga Qeveria e Kosovës përmes një komunikate u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Gllogjan të Deçanit e po ashtu, është bërë e ditur se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha kaën arritur në spitalin e Pejës për të vizituar viktimat e ngjarjes tragjike që ndodhi në Gllogjan.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur drejt Deçanit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan. Për të vizituar të plagosurin që po trajtohet në spital, drejt Pejës janë nisur ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha. Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan. Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera