Mustafi pasi Vuçiq reagoi për regjistrimin e shqiptarëve në Luginë: Deklaratat e tilla nxisin tensionim të situatës
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 26 October 2022
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke kontestuar numrin real të shqiptarëve të cilët jetojnë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, i cili proces është në përfundim të regjistrimit të popullsisë në Serbi.
Mustafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i është drejtuar Vuciqit duke i thënë se numri i shqiptarëve në Luginë nuk është aq sa dëshiron dhe pretendon ai të jenë.
“Vuçiq, shqiptarë në Luginë nuk janë aq sa ju dëshironi, nuk janë as 1118 shqiptar sa keni pretenduar për vite, janë shumë, shumë më shumë. Në një prononcim Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paska thënë që ‘pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi’ “, ka shkruar ai duke shtuar se deklaratat e tilla nxisin tensionim të situatës.
“Deklaratat e tilla, përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. President nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011”, ka shkruar ai.
Tutje Mustafi tha se deklarimet e Vuciqit nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se devijim i numrit real.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi theksoi se shqiptarët e Luginës janë mbi 100 mijë.
“Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane”, tha ai duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të monitorojë dhe mos të lejojë shtrembërimin e shifrave.
“Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë”, tha ndër të tjera, Mustafi.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...