Sport

Mustafi në Serie A? Përgjigjet Wenger

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 24 August 2017

Arsen Wenger, menaxheri i Aarsenalit, ka mohuar raportimin e mediave se Shkodran Mustafi do të largohet nga Londra.

Sipas mediave italiane Interi dhe Juventusi kanë shfaqur dëshirë që ta transferojnë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk pret oferta për Mustafin në këtë afat kalimtar, i cili mbyllet më 31 gusht.

“Jo, nuk pres oferta për Mustafin. Për mua është e vështirë të flas për ndonjë rast individual, sepse tani jemi në shtatë ditët e fundit të afatit kalimtar dhe gjithmonë është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë aty”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

“Duhet të merrni vendime të shpejta e të zgjuara dhe këtë nuk mund ta planifikosh dhe të vini në konferencë për media e t’i përgjigjeni ndonjë kërkese”, është shprehur Wenger, raporton Sky Sports.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera