Lajme

Mustafa uron Talat Xhaferin thotë se Maqedonia është edhe e shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 28 April 2017

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka komentuar për herë të parë dhunën që u ushtrua dje ndaj deputetëve shqiptarë në Maqedoni, duke uruar zgjedhjen në kryet të Kuvendit të shqiptarit Talat Xhaferi ndërkohë që thotë se Maqedonia është edhe e shqiptarëve.

“Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.

Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Mustafa në Facebook.

-Advertisement-

Kreu i Qeverisë thotë se të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj siç thekson ai, duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera